Selmanaj, deputetit të VV: Mos gënje, s’kam paguar 280 dollarë për sendviç
BKT
Lajme

Selmanaj, deputetit të VV: Mos gënje, s’kam paguar 280 dollarë për sendviç

Deputeti i VV-së Fitim Haziri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai ka kërkuar zgjedhje të reja derisa ndër tjera akuzoi për keqpërdorim të parasë publike.

Ai tha se në Uashington u harxhuan shumë para kur delegacioni i Kosovës shkoi në Shtëpinë e Bardhë.

E shpejtë ishte kundërpërgjigjja e Selmanajt.

“Mos gënje. Është prej delegacioneve që më së paku shpenzime ndonjëherë në historinë e politikanëve që kanë udhëtuar jashtë. Nëse keni mëndu se ne duhet me shku në Uashington edhe me flejt jashtë e keni shumë gabim. Kemi shku në klasë ekonomi me biletat më të lira”, tha ai.

Ndërkohë Haziri tha se 280 dollarë ishte një ushqim i zgjedhur nga Selmanaj.

“Nuk e di sa ju ka kushtu një sendviç, por e keni raportu se një sendviç e keni ngrën 280 dollarë”, tha Haziri.


MË SHUME NGA Lajme