Fitojnë Spanja dhe Gjermania, Zvicra në vendin e fundit
Spanja e ka mundur Zvicrën në Antonio Di Stefano me rezultat të ngushtë 1-0, derisa Gjermania fitoi në Kiev kundër Ukrainës me rezultat 1-2
Kanë përfunduar dy ndeshjet e grupit 4 të Ligës A të Kombeve. Spanja vazhdon të prijë me shtatë pikë, kurse Gjermania vjen të tri pikët e para pas dy barazimeve.
Spanja-Zvicra
Spanja e ka mundur Zvicrën me rezultat të ngushtë 1-0. Në këtë takim dyshja shqiptare Xhaka dhe Mehmedi kanë startuar derisa më vonë është paraqitur edhe Xherdan Shaqiri, i cili u konfirmua që është shëruar nga COVID-19, madje ai e zëvendësoi Admir Mehmetin. Fati i këtij takimi u vendos në minutën 14 pas një gabimi të Sommer dhe Xhakes të cilin e shfrytëzoi Oyarzabal. Zvicra u mundua që ta kthejë rezultatin por nuk ia arriti. Në fund ishin spanjollët që ndalet tre pikë në Madrid.
Ukraina-Gjermania 1-2
Gjermania ka marrë pikët e para në Ligën e Kombeve pasi që ka mposhtur me rezultat 1-2 Ukrainën. Gjermanët e filluan shumë më mirë këtë ndeshje duke shënuar në minutën e 20-të me anë të Matthias Ginter. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe dy gola. Fillimisht do të shënonte Leon Groetzka në minutën e 49, një gol qesharak i tij pas gabimit katastrofal të portierit. Ukraina e ngushtoi epërsinë në minutën e 77-të me anë të Ruslan Malinovsky që shënoi nga penalltia. Por, kaq mundi të bëj skuadra ukrainase dhe në fund Gjermania kthehet në shtëpi me tri pikë të fituara.























