10:30 / 11.10.2020
Propozohet masa e arrestit shtëpiak për Haki Rugovën dhe zyrtarët e tjerë
Prokuroria Themelore në Pejë ka propozuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj komune. Propozimi i kësaj mase u bë në seancën dëgjimore të këtij rasti që po mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë.
Të akuzuar në këtë rast përveç kryetarit të Istogut, është edhe ish-nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtari ligjor, Faton Bujupi, shkruan Gazeta Sinjali.























