Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë është Njomza Neziri, psikologe. Ajo flet për temën "TË QEPËSH LIBRAT ME GJILPËRË".
SHPALLET FITUESI I "ARTISTËT E SË NESËRMËS" 2020.
Kurse Violeta Rexha, Specialiste për përfshirje gjinore dhe shoqërore në MFK, fler për
PROGRAMIN GRATË NDËRMARRËSE NË ENERGJI.
Besim Aliu - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton për atë se ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























