De Bruyne: Anglia ka potencialin për të fituar Evropianin dhe Botërorin
Mesfushori i Manchester City-t, Kevin de Bruyne është në dijeni të kualitetit të skuadrës së Anglisë.
Belgu që më herët refuzoi që është afër rinovimit me City-n dhe mendimin e tij për skuadrën kundërshtare.
De Bruyne beson se Kombëtarja e Anglisë ka potencialin që në vitet në vazhdim të fitojë Kupën e Botës edhe Evropianin.
“Mendoj se duhet të jenë të emocionuar. Është skuadër e re me shumë potencial”.
“Mendoj se duhet të synojnë Evropianin dhe Kupën e Botës. Mendoj se kanë shumë potencial”.
“Gjithmonë ka skuadra që duan ta fitojnë, por mendoj me skuadrën që kanë, me lojtarët që luajnë në top klubet, ata duhet ta bëjnë”, deklaroi ai, transmeton arbreshi.
Belgjika momentalisht është 13 ndeshje pa humbje, derisa të enjten e kaluar barazuan me Bregun e Fildishtë.























