Koeman nuk e dëshiroi largimin e Suarezit
BKT
Sport

Koeman nuk e dëshiroi largimin e Suarezit

Ronald Koeman thotë se Luis Suarez mund të kishte qëndruar te Barcelona në vend që të transferohej në  Atletico Madrid.

Suarez kishte kaluar një periudhë të suksesshme gjashtë vjeçare në Camp Nou, duke fituar Ligën e Kampionëve së bashku me katër tituj të La Ligës midis trofeve të tjerë dhe arriti të shënojë 21 herë në 36 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij të fundit në klub.

Koeman thotë se ai ishte i lumtur me ish-yllin e Ajax dhe Liverpool dhe pohon se ai nuk duhej të largohej nëse nuk dëshironte.