Bournemouth reziston për Joshua King
BKT
Sport

Bournemouth reziston për Joshua King

Bournemouth vazhdon t’i rezistojë presionit të West Ham për sulmuesin Joshua King. Sipas mediave angleze, klubi nga “Vitality Stadium” ka refuzuar shumën e 13 milionë paundëve të ofruar nga skuadra e drejtuar nga David Moyes për futbollistin.

Pikërisht trajneri i “çekanëve”, Moyes vazhdon të insistojë për 28-vjeçarin, të cilin e konsideron si përforcimin ideal për repartin e sulmit.

Gjithsesi klubi nga Londra ka kohë deri më 16 Tetor për të arritur te futbollisti. Drejtuesit e Bournemouthit për të lënë të lire Joshua King kërkojnë 18 milionë Paund dhe nuk pranojnë ulje.