Miroslav Lajçak sot do të vizitojë Kosovën
BKT
Lajme

Miroslav Lajçak sot do të vizitojë Kosovën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak sot do të vizitojë Kosovën.

Ai do të ketë takime me lidershpin e Kosovës.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në orën 16:30.

Ndryshe sipas Lajçakut një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis.


MË SHUME NGA Lajme