Roli i shtetit shqiptar i pazëvendësueshëm në avancimin e çroceseve në vend
BKT
Lajme

Roli i shtetit shqiptar i pazëvendësueshëm në avancimin e çroceseve në vend

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh, koordinimin dhe intensifikimin e aktiviteteve me interes për të dyja vendet, me qëllim të arritjes së objektivave të përcaktuara nga dy qeveritë.

Selimi gjatë këtij takimi ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Minxhozi si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën ndër vite shteti shqiptar e ka shoqëruar Kosovën.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri, në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe çdo hallkë tjetër të sistemit të drejtësisë. 

Me këtë rast ministri Selimi e ka njoftuar ambasadorin Minxhozi me ecurinë e reformave në drejtësi, agjendën legjislative si dhe nismat e tjera përfshirë procesin e llogaridhënies dhe vettingut. 

Ndërsa, ambasadori Minxhozi shprehu gatishmërinë për të përkrahur çdo nismë e cila është në funksion të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme