Abdullahu: Hoti mos të ndryshojë qëndrim për Asociacionin, siç bëri në SHBA
Analisti politik, Faton Abdullahu, në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se pajtimi i palës kosovare që të hiqet pika 10 nga marrëveshja e Uashingtonit, është kthim mbrapa, regres.
Duke folur për atë se çfarë duhet të bëjë Kosova si kundërpërgjigje ndaj qasjes agresive të Serbia dhe lidhja me komunat shqiptare të Luginës së Preshevës, Abdullahu ka thënë se Kosova duhet të angazhohet shumë për shqiptarët atje.
“Medvegja edhe pak shpopullohet dhe më nuk do të ketë shqiptarë atje. Mbesin edhe dy komunat tjera dhe ia vlen që të angazhohemi për ato. Deri më tash kemi humbur shumë. Serbët në Kosovë janë shumë më angresiv që të insistojnë herë që mos të jenë pjesë e Kosovës, herë pjesë e institucioneve. Kjo s’po ju shkon përdore shqiptarëve në Luginën e Preshevë, sepse Serbia është shumë agressive”, ka thënë ai.
Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të bëjnë më shumë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.
“Shqiptarët atje duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim, dhe është e pamundur më që të presin nga Prishtina dhe Tirana. Ata duhet të bëjnë diçka që të jenë më agresiv dhe mos të rrinë në mënyrë që Evropa të merret me ta. As OSBE-ja nuk po merret me cënimin e të drejtave të shqiptarëve si minoritet nacional në Serbi. Po të ndodhte e njëjta në Kosovë me serbët, atëherë do të kishte reagime të ashpra”, ka shtuar Abdullahu.
Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas Abdullahut Serbia kërkon që përmes Asociacionit ta dëmtojë shtetin e Kosovës dhe të thuhet se Kosova nuk funksionin si shtet dhe nëse funksionon, atëherë funksionon i gjymtë.
“Qasja e Hotit aktualisht është drejt sa i përket Asociacionit, pasi që po thirret në atë që e ka thënë Gjykata Kushtetuese. Këtë po e bënë mirë, por kam frikë se zoti Hoti mund të ndryshojë, pasi që paraqet një qeveri të brishtë. Kjo qeveri vazhdon të vuaj nga mirëkuptimi i tepëruar ndaj BE-së”, ka shtuar Abdullahu.
Tutje ai thotë se Hoti ndryshoi qëndrim në Uashington, pasi që ai, shton Abdullahu, kur u nis për Uashington tha se flasim atje veç për njohje dhe nuk doli ashtu. “Ai duhet ta mbajë atë që i thotë qyytetarëve të Kosovës, e jo të ndryshojë. Mbetet të shihet se çfarë presioni do të jetë nga BE-ja. Duhet të presim se çfarë po ndodh në Uashington, kush do ta udhëheqë Amerikën pas zgjedhjeve. Ne duhet të koordinohemi me fituesin e zgjedhjeve në SHBA”, ka thënë Abdullahu. /RTKLive/























