19:50 / 13.10.2020
Kosovë U21 – Andorrë U21, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Kosovë U21 – Andorrë U21, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’ e ri ishin më të mirë në fushë, por problemi i tyre ishte finalizimi.
Trajneri Rafet Prekazi ka disa futbollistë në bankinë të cilët mund ta bëjnë ndryshimin.
Një prej tyre është edhe Edi Sylisufaj, i cili po shkëlqen në kampionatin suedez.
Kosova në këtë ndeshje ka hyrë pas humbjes 0-1 nga Austria.























