11:55 / 14.10.2020
DASH-i i “duartroket” bashkëpunimit Kosovë-Serbi në Merdar
Departamenti amerikan i Shtetit e ka mirëpritur bashkëpunimin mes palës kosovare dhe asaj serbe në Merdare, ku dogana dhe policia e të dy shteteve tanimë janë stacionuar në një objekt.
Kështu ka thënë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, me anë të një postimi në Twitter.
Sipas saj, rrjedhja e sigurtë e mallrave dhe shërbimeve i hap rrugë stabilitetit në Kosovë dhe Serbi.
”Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar ajo.
























