Lajçak: Kosova ka nevojë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse
BKT
Lajme

Lajçak: Kosova ka nevojë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin zyrtar në Twiter se takimi ka qenë i frytshëm dhe se janë dakorduar që Kosova ka nevojë për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Kisha një takim të mirë dhe jashtëzakonisht të frytshëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U dakorduam që Kosova ka nevojë për dialog dhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak gjatë ditës së mërkurë ka takuar liderë të ndryshëm të partive politike në vend.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme