Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

(E plotësuar) Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku sipas komunikatës për media nga LDK thuhet se Mustafa ka shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Tutje sipas komunikatës thuhet se Mustafa ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellët.

Mes tjerash Mustafa vlerësoi se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.

 


MË SHUME NGA Aktuale