13:54 / 15.10.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Bora Kelmendi arkitekte dhe Lum Beqiraj arkitekt.
Kurse Naser Krasniqi- Zv Drejtor Ekzekutiv AUV-së (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë), flet për DITËN BOTËRORE të USHQIMIT.
Kurse Jeton Neziraj dramaturg, flet për PREMIERËN E SHFAQJES ”KTHIMI I KARL MAY”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së























