18:19 / 15.10.2020
Gjiganti italian ringjallë interesimin për Aouar!
Juventus do të ringjallë interesim për mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar në verën e 2021, raporton Calcio Mercato.
22 vjeçari ishte pranë transferimit tek Arsenal mirëpo edhe përfaqësuesit e Biankonerëve filluan kontaktet me Lyon ditët e fundit të merkatos që u mbyll një javë më parë.
Edhe pse nuk arritën të bëjnë një marrëveshje kjo gjë nuk i ndalë ata që këtë gjë ta tentojnë verën e ardhshme.























