18:50 / 15.10.2020
Presidenca e Bosnjës voton kundër njohjes së Kosovës
Anëtarë të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e njohin Kosovën.
Në presidencën e Bosnjës, është mbajtur një seancë për këtë gjë sipas burimeve të mediumit “Srna”, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq, së bashku me anëtarin serb të Presidencës, Milorad Dodik, votuan kundër njohjes së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Komshiq më parë kërkoi që kjo pikë të përfshihej në rendin e ditës, duke e shpjeguar atë me nevojën për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe se, siç tha ai, pavarësia e Kosovës së vetëshpallur është një situatë faktike.
Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik, votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do ta inicionte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje, shkruan Srna.























