Bislimi i LDK-së: S’ka asgjë të keqe të themelohet Asociacioni, por...
BKT
Lajme

Bislimi i LDK-së: S’ka asgjë të keqe të themelohet Asociacioni, por...

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se vizita e emisarit të BE-së  në Kosovë, Mirosllav Lajçak është si rezultat i angazhimit të SHBA-ve lidhur me finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Statuti i Asociacionit duhet të jetë në bazë të ligjeve dhe Kushtetututës së Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe që komunat serbe ta kenë një Asociacion i bazuar komplet në ligjet e Kosovës. Draftimi i Statuti u pezullua në momentin kur Kushtetuesja nxorri vendimin për atë marrëveshje ku disa pika ishin në kundërshtim me frymën Kushtetuese”, ka thënë Bislimi.

Ai më pas përmendi edhe letrën e publikuar nga ish kryeministri Isa Mustafa.

“Sot e kemi të publikuar edhe letrën e gushtit të vitit 2015 nga Mogherini, në të cilën decidivisht thuhet se marrëveshja për Asociacionin duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe assesi të ketë kompetenca ekzekutive. Këtë e kemi thënë në vazhdimësi, e ka thënë edhe ish kryeministri Isa Mustafa. Opozita aso kohe nuk e ka pranuar dhe bëri aso gjeste të pahijeshme në Kuvend. Pra, Kosova më nuk ka çfarë të  bëjë më shumë përpos ta themelojë Asociacionin sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë deputeti i LDK-së. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme