Kadrijaj e AAK-së: S’do të lejojmë në asnjë mënyrë bosjnëzimin e Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se partia që ajo përfaqëson edhe kur ka qenë në opozitë edhe kur tash është në pozitë e ka pasur qëndrimin e njëjta sa i përket themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kosova nuk duhet të pranojë diçka që është në dëm të saj. Cila palë është ajo që nuk po lejon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit, është pala serbe”, tha Kadrijaj.
Sipas saj, AAK-ja e pranon Asociacionin vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në asnjë mënyrë askush s’ka mandate ta shkelë Kushtetutën e Kosovës. As kryeministri, as deputetët, askush s’duhet të dalë mbi Gjykatën Kushtetutës sa i përket Asociacionit”, tha Kadrijaj.
Më pas, Kadrijaj tha se Kosova s’duhet të lejoj në asnjë mënyrë bonjëzimin. “Sepse ai shtet nuk e shtrinë autoritetin në territorin e vet, nëse ndodh bonjëzimi”.
“Nuk do të lejojmë me asnjë kusht bosnjëzimin e Kosovës. Pse duhet të ketë presion nga BE-ja në palën e Kosovës. Çfarë kompromisi duhet të bëjë Kosova? Kosova ka bërë mjaft. Në Serbi ende janë 1600 të zhdukur, kemi femra të dhunuara, etj.”, tha ajo.
Tutje deputetja e AAK-së përmendi faktin kur Haradinaj vendosu taksën 100 për qind ndaj Serbisë, sipas pasojë e degradimit të negociatave në Bruksel. /RTKLive/























