16:26 / 16.10.2020
Shkarkohet Rashit Qalaj
Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt.
"Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalajn, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës", thuhet në njoftim.























