Hulumtim, mirësjellja e dobishme për shëndetin e njeriut

Hulumtim, mirësjellja e dobishme për shëndetin e njeriut

Në hulumtim është vërejtur se sjelljet pozitive sociale ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të personit ndërsa ndihma vullnetare ka lidhje me mirëqenie më të madhe.

Një hulumtim i ri ka treguar se sjellja e mirë dhe ndihma ndaj të tjerëve është e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "Psychological Bulletin". Lidhja mes sjelljes pozitive sociale dhe mirëqenies është analizuar me metodën meta-analizë ku janë vlerësuar 201 punime të pavarura që përfshijnë 198.213 persona.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se ndikimi i sjelljes pozitive sociale veçanërisht si sjellja e mirë dhe ndihma ndaj të tjerëve mbi lumturinë eudomanike është më e fuqishme se ajo hedonike.

Në hulumtim është vërejtur se sjelljet pozitive sociale ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të personit ndërsa ndihma vullnetare ka lidhje me mirëqenie më të madhe.

Gjithashtu sipas faktorëve demografikë si mosha dhe gjinia, efekti i sjelljeve pozitive sociale ka treguar ndryshim tek personat e hulumtuar ndërsa tek të rinjtë sjelljet e tilla përveç shëndetit fizik krijojnë një ndjenjë më të lartë të mirëqenies. Ndërsa tek të moshuarit dhe pensionistët ka ndikuar pozitivisht mbi shëndetin fizik.