Griezmann të luajë si ‘10’? Përgjigjet Koeman
Ronald Koeman është përgjigjur në kërkesat që Antoine Griezmann të luajë në pozitën ’10’.
Ylli francez, Griezmann po shkëlqen me kombëtaren e Francës, por jo edhe me Barcelonën.
Besohet se problemi është në pozicionimin e tij, pasi ai preferon të luajë në pozitën ‘10’. Por, për këto ka një përgjigje trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.
“Të gjithë kanë të drejtën të thonë atë që duan. Unë kam folur me Antoine dje, sepse doja, jo për ato që tha ai”, ka thënë Koeman.
“I kam thënë atij se dua më të mirën për skuadrën dhe unë e di se ai mund të luajë në krahun e djathtë dhe në të tjera pozita. Është në lojtarin për të gjetur performancën më të mirë”, shtoi holandezi.
“Më kujtohet kur isha trajner i Holandës, luanim kundër Francës dhe ai luante në anën e djathtë. Trajneri është ai që jep urdhërat”, ka thënë mes tjerash Koeman.
Griezmann nuk ka qenë në elementin më të mirë të mundshëm as nën urdhrat e Ronald Koeman. Lojtari duket ta ketë të pamundur të gjej versionin më të mirë të tij në ‘Camp Nou’.























