Qeveria propozon formimin e bashkësive fetare me 100 nënshkrime
Deputetët kanë shqyrtuar në lexim të parë edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, i cili ka marrë mbështetjen nga të gjitha grupet parlamentare, por nuk është hedhur në votim për shkak të mungesë së deputetëve joshumicë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke prezantuar ligjin, kërkoi mbështetjen e deputetëve, duke thënë se e kanë dërguar në Kuvend, pas shqyrtimit të tij nga Komisioni i Venecias.
E përkundër faktit që morri përkrahjen e Vetëvendosje, pati kritika për mos përfshirjen e komunitetit Bektashian, gjë që morri mbështetjen e zëvendëskryeministrit Selmanaj për plotësim në lexim të dytë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku tha se për formimin e një bashkësie fetare, do të duhej të ketë nënshkrimet e 1 përqind të popullsisë së Kosovës.
Lushtaku: Nuk pajtohem të formohen bashkësi fetare me 50 apo 100 persona
“Nuk pajtohem të ketë një regjistrim me 50 apo 100 vet, pasi nëse regjistrohet një person për kryetar të komunës i duhet së paku 500 nënshkrime“, tha ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ehman Rrahmani tha se formimi i bashkësive fetare me numrin e propozuar krijon rrezik kombëtar.
Rrahmani: Me propozimin e Qeverisë edhe “mahallët”, mund të formojnë bashkësi fetare
“Bashkësitë fetare kanë treguar shembullin e tolerancës dhe mirëkuptimit dhe merremi çdoherë shembull edhe në botë për këtë tolerancë e nëse lejojmë bashkësi fetare me 100 anëtarë, atëherë do të kemi me qindra bashkësi fetare, e do të formojnë edhe mahallat bashkësi fetare, pa asnjë problem me këtë që e keni propozuar ju si qeveri”, tha ai.
Zëvendëskryeministrit Selmanaj kanë bërë një hulumtim dhe në shumicën e vendeve demokratike, formimi i bashkësive fetare kërkon numër edhe më pak se sa 100.
Selmanaj: Komisioni i Venecias na thanë 10 persona mjaftojnë
“Raportin e Komisionit të Venecias ua sjellim dhe ata na kanë rekomanduar për këtë. Ata ka kanë thënë 10 mjafton sepse liria e besimit është krejtësisht e vullnetshme “, tha ai.
Në fund nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se për këtë ligj kërkohet shumica prej 61 deputetëve dhe shumica e votave të pakicave, meqë është ligj me interes të veçantë.























