18:54 / 16.10.2020
Rashica mund të luajë të shtunën ndaj Freiburgut
Ai ka bërë të ditur se Rashica mund të aktivizohet për disa minuta në këtë përballje.
Milot Rashica mund të përfshihet për ndeshjen e radhës në Bundesligë, atë ndaj Freiburgut që luhet të shtunën.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt.“Ditët e pushimit i kanë bërë mirë Rashicës. Ai ka bërë stërvitje me ekipin dhe është i gatshëm për këtë takim. Ai mund të luajë ndoshta 45 minuta”, u shpreh trajneri i Werderit, Kohfeldt.
Rashica ishte shumë afër të largohej nga Werderi gjatë verës, por transferimi i tij te Bayer Leverkuseni dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar. Te kjo skuadër, Rashica pritet të transferohet në janar.























