Nuk keni vullnet të ushtroni? E dimë trukun si t’ia filloni

Nuk keni vullnet të ushtroni? E dimë trukun si t’ia filloni

Përzieni të gjitha ushtrimet dhe befasojeni trupin!

Mbase keni disiplinën tuaj të preferuar, e cila ju është bërë shprehi, mirëpo megjithatë bëni ushtrime të ndryshme – do t’ju shpaguhet!

Madje edhe ushtrimi më i vështirë trupor, në të vërtetë, bëhet më i lehtë me kalimin e kohës dhe humb në efektivitet.

Prandaj, të gjitha përzieni dhe befasojeni trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Ushtroni çdo ditë nga 20 minuta, por një ditë le të jetë ditë e jogës, dita e dytë e peshave në palestër, dita e tretë e aerobisë, ndërkaq dita e katërt e vrapimit të shpejtë.

Në çdo 20 minuta përqendrohuni në grupe të mëdha muskujsh. Për shembull, për pjesën e poshtme të trupit bëni galiç dhe hapa deri në dysheme sepse aktivizojnë grupe më të mëdha muskujsh.

Kini parasysh që ushtrimi njëzetminutash nuk është maratonë. Prandaj, largoni pllakat energjike, ndërkaq energjinë shtojeni me farëra (kanë përqindje të lartë fibrash) apo fruta arrore.