​Haradinaj: Shqiptarët treguan kujdes të veçantë për hebrenjtë

​Haradinaj: Shqiptarët treguan kujdes të veçantë për hebrenjtë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot varrezat e hebrenjve në Prishtinë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë.

"Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje", ka shkruar Haradinaj

Postimi i plotë:

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”