Hapet muaji kundër trafikimit me qenie njerëzore
BKT
Lajme

Hapet muaji kundër trafikimit me qenie njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme sot do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Ceremonia do të mbahet, në ora ‪10:00, në sallën P-38 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.‬

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë: ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu dhe krerët më të lartë Shtetëror si Presidenti, Kryeministri dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.


MË SHUME NGA Lajme