Pesë ushqime të shëndetshme që ju ndihmojnë largoni kapsllëkun
Kapsllëku është një problem i zakonshëm që prek rreth 20 për qind të popullsisë.
Transporti i vonuar i zorrës së trashë, ose një rënie në lëvizjen e ushqimit përmes sistemit të tretjes, është një nga shkaqet më të zakonshme. Një dietë me fibra të ulëta, plakja dhe pasiviteti fizik gjithashtu mund të kontribuojnë në kapsllëk.
Ndërsa mjetet shëruese për kapsllëkun zakonisht përfshijnë laksativë , zbutës të jashtëqitjes dhe shtesa të fibrave, përfshirja e disa ushqimeve që rrisin rregullsinë në dietën tuaj mund të jetë një alternativë e sigurt dhe efektive, shkruan Healthline.
Më poshtë gjeni pesë ushqime të shëndetshme që mund t’ju ndihmojnë të luftoni kapsllëkun:
Mollët
Mollët janë një burim i mirë i fibrave, me një mollë të vogël 149 gram, siguroni 3.6 gram fibra. Fibrat kalojnë nëpër zorrët tuaja, duke ndihmuar formimin e jashtëqitjes dhe duke nxitur lëvizjet e rregullta të zorrëve.

Mollët përmbajnë gjithashtu një lloj specifik të fibrave të tretshme të quajtur pektinë, e cila është e njohur për efektin e saj laksativ.
Kivi
Kivi është veçanërisht i pasur me fibra, gjë që e bën atë një ushqim të shkëlqyeshëm për të ndihmuar në promovimin e rregullsisë.

Një kivi mesatar 69 gram përmban 2 gram fibra. Ai stimulon lëvizjen në aparatin tretës, duke ndihmuar në nxitjen e lëvizjeve të zorrëve.
Kefir
Kefiri është një pije e qumështit të thartuar që përmban probiotikë, një formë e baktereve të shëndetshme të zorrëve që mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut.


























