Gabime të përditshme që ju shkaktojnë rrathë poshtë syve
BKT
Lifestyle

Gabime të përditshme që ju shkaktojnë rrathë poshtë syve

Rrathët e syve i ngjajnë një problemi të pazgjidhshëm. Qindra kremra që në fund s`bëjnë asgjë, nuk janë mënyra e vetme për t`i reduktuar sa të mundeni. Fillimisht, çfarë duhet të bëni është të hiqni dorë nga zakonet që po jua shkaktojnë qeskat poshtë syve. 

Nuk po përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit

Lëkura e hollë e kapakëve të poshtëm dhe të sipërm është veçanërisht e prekshme  nga hiperpigmentimi (dhe kanceri i lëkurës).

Teprimi me retinoidet

Aplikimi i tepërt mund të shkaktojë skuqje dhe rrjepje që më pas kthehen në kafe ose gri teksa ndodh procesi i shërimit.

Pastruesit e makeup-it jo cilësorë

Nëse ju duhet të fërkoni shumë lëkurën për të hequr makeup-in e syve, ju shkaktoni inflamacion dhe dëmtim kapilarësh. Rekomandohen vajrat pastrues, që e shkrijnë makeup-in.

Uji i nxehtë

Larja e fytyrës me ujë të nxehtë shton fryrjen dhe thekson nuancën e errët. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Pasi t'i keni bërë të gjitha këto, ndiqni këto këshilla për t'i minimizuar sa më shumë.