Szunyog: Kosova do ketë përkrahjen e BE në luftimin e trafikimit me njerëz
BKT
Lajme

Szunyog: Kosova do ketë përkrahjen e BE në luftimin e trafikimit me njerëz

Ministria e Punëve të Brendshme e ka organizuar sot një ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se Kosova do ta ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Ne duhet t’i adresojmë të gjitha sfidat për ta parandaluar trafikimin me qenie njerëzore. Trafikimi me njerëz bëhet për përfitime financiare”.

“Kosova nuk është e vetme në luftimin e kësaj dukurie. Bashkimi Evropian do ta ndihmojë atë me ekspertizë, eksperiencë dhe mjete financiare”.

“Duhet të sigurohemi që t’i përdorim të gjitha mjetet për ta luftuar këtë dukuri. Legjislacioni i Kosovës është i ngjashëm me atë të BE-së, por implementimi duhet të përmirësohet”.

“Si përfundim, parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore për aq sa është përgjegjësi individuale, është edhe përgjegjësi institucionale”.


MË SHUME NGA Lajme