Teatri Adriana, fillon provat për shfaqjen “Vizita e Zonjës Plakë“

Teatri Adriana, fillon provat për shfaqjen “Vizita e Zonjës Plakë“

Sulejman Rushiti ka lindur me 22 Janar 1972 në Gostivar, ka kryer për regji në Akademinë e Arteve në Tiranë 1993- 1997 dhe ka ndjekur trajnime të ndryshme profesionale për teatër si: 1995 Teatri i Lëvizjes Le Kok & GROTOWSKY, Oldenburg, Gjermani, 1999 Trajnues, MAPA, Berlin, Gjermani , 2000 Internship, INSTITUTI Gëte, Essen, Gjermani, 2011 IVLP-USA (Trajnim trijavor për sfidat e politikës së jashtme të SHBA-ve).

Sulejman Rushiti është autor i shumë shfaqjeve autoriale dhe filmave të ndryshëm televiziv. Pjesmarrës dhe fitues në festivale të ndryshme të teatrit. Shfaqja e tij “G”, është vlerësuar si shfaqja më e mirë në Festivalin e Teatrove të Kosovës në Ferizaj në vitin 2017.

Sinopsisi i shfaqjes: Vizita e Zonjës Plakë:

-Vizita e Zonjes Plakë është komedi tragjike, në të cilën shtresë pas shtrese ndriçohen skutat më të errëta të njerëzve të cilat nxiten të dalin në dritë nga lakmia dhe si pasojë prodhojnë karaktere butaforike, komike por deri edhe fate tragjike. Një qytet para falimentimit, që jeton në mjerim dhe varfëri. Ky qytet shpresën e vetme për dalje nga mizoria e varfërisë dhe rikthim të shkëlqimit të dikurshëm dhe ringjalljes ekonomike, e ka varur tek ardhja në vendin e lindjes së miliarderes Kler Cahanasian. Kler Cahanasian e cila është larguar në rini nga vendlindja dhe në ndërkohë është bërë miliardere. Ajo ka paralajmëruar se do ta ndihmojë qytetin e saj të lindjes. Kler kthehet në vendlindje dhe i ofron një miliard ndihmë për qytetin por ka një KUSHT…