​Thaçi ndan për dëshmorët urdhrin “Hero i Kosovës”
BKT
Lajme

​Thaçi ndan për dëshmorët urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”. Urdhri “Hero i Kosovës” është ndarë për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për Shaban Polluzhën e Qerim Kocën.

Me ç’rast, Thaçi ka shkruar se Kosova është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit.

“Sot, urdhrin “Hero i Kosovës” e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme