Ansambli "Zëri i Kosovës” kthehet nga Tirana me trofe e çmime

Ansambli "Zëri i Kosovës” kthehet nga Tirana me trofe e çmime

Kryeqendra e Shqipërisë ishte nikoqire e Festivalit të talentëve të rinj “Internacional Shqiptar” i cili u mbajt për nder të 100 vjetorit të Tiranës. Në kushte pandemie, por nën masat mbrojtëse, në këtë Festival mori pjesë edhe grupi i dytë i AKV “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova.

Paraqitja e Ansamblit ishte e jashtëzakonshme dhe e veçantë nga grupet tjera pjesëmarrëse, e për këto të arritura meritore është koreografja Tringa Krasniqi e cila po bënë një punë vetëmohuese me këta artistë të rinj.

Në një konkurrencë tepër të fortë dhe me një juri të gjerë  profesionale, Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova u nderua me trofeun e Festivalit dhe me dy çmime:

Çmimi i parë për kostumet më të bukura,

Çmimi i dytë për vallen më të mirë të luajtur.

Pjesëmarrja në këtë Festival do të ishte e pa mundur pa ndihmën e Komunës, përkatësisht Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


MË SHUME NGA Kulturë