Këshilla për siguri nga rryma brenda dhe jashtë shtëpisë
Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” Burim Islami, menaxher për Siguri dhe Shëndet në Punë në KEDS, dha disa këshilla dedikuar kryesisht fëmijëve sesi duhet kenë kujdes nga rryma, me theks të veçantë ndaj prizave.
“Këtë javë shënohet java e sigurisë dhe shëndet në punë në tërë Evropën, që zakonisht mbahet çdo vit në muajin tetor, ku KEDS zakonisht ka shënuar këtë ngjarje me aktivitete të ndryshme, ndërkohë që këtë vit kemi menduar të shënojmë dy aktivitete: njëra ka të bëjë me shkolla të mesme profesionale, tek të cilët ne i udhëzojmë për punën e angazhimin në kuadër të këtij profesioni, në mënyrë që këta nxënës të përgatiten për tregun e punës, e në aktivitetin tjetër kemi përgatitur një broshurë, që ka të bëjë me këshillat për sigurinë brenda e jashtë shtëpisë për fëmijë.”
Tutje Islami sqaroi në mënyrë të improvizuar, lidhur me sigurinë për fëmijët lidhur me pajisjet elektrike në shtëpi, sesi fëmijët duhet të kenë kujdes.RTKLive























