Nesër varrosen tre anëtarët e familjes Krasniqi nga Ferizaj
BKT
Lajme

Nesër varrosen tre anëtarët e familjes Krasniqi nga Ferizaj

Nesër do të varrosen tre anëtarët e familjes Krasniqi, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.

Varrimi i tyre do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë të Ferizajt.

 “Të Allahut jemi dhe te Allahu do te kthehemi.Me dhimbje ju njoftojmë se varrimi i tre Familjarëve tanë Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi, që vdiqën tragjikisht prej kthimit nga vendlindja për në Zvicër, do të mbahet nesër me datë: 21 Tetor 2020 mbas faljes së namazit të ikindis në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë – Ferizaj”, ka njoftuar Behxhet Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, aksidenti tragjik ka ndodhur më datën 16 tetor, tre anëtarët e familjes Krasniqi ishin duke u kthyer për në Zvicër, pasi që kishin kaluar pushimet në Kosovë.

Sipas hetimeve të para policore, makina kishte rrëshqitur dhe ishte përplasur ballë për ballë me një kamion.


MË SHUME NGA Lajme