Isa Mustafa në RTK tregon se pse i hoqi vijat e kuqe për PDK-në

Isa Mustafa në RTK tregon se pse i hoqi vijat e kuqe për PDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për heqjen e vijave të kuqe për subjektet tjera në mënyrë që të bashkëqeverisin.

“Vijat e kuqe duhet të hiqen duke pas parasysh se asnjë subjekt politik nuk arrin votat e mjaftueshme për të qeverisur vet. Ne e dimë që secili subjekt e ka një përkrahje dhe ne duhet ta respektojmë atë mendim. Ka pasur shumë komente dhe interpretime se LDK-ja i hoqi vijat e kuqe me PDK-në, unë nuk e ka përmendur asnjë subjekt politik, por këto vija duhet të hiqen. Ato vija hiqen në organet e partisë, mirëpo tani në rrethanat që po sillën ne duhet të jemi të hapur për çdo subjekt politik qoftë tani qoftë kur mbahen zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.