Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: S’po merrem fare më të

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: S’po merrem fare më të

Isa Mustafës nuk i ka mbetur hatri me Vjosa Osmanin. Kryetari i LDK-së ka folur në “Debat” të RTK-së për largimin e kryetares së Kuvendit nga partia.

“S’kemi hatërmbetje për Vjosa Osmanin. Njeriu kur hyn në politikë hyn për bindje dhe ajo atë që e ka menduar mund ta çojë përpara. Nuk merremi me analiza për daljen e saj nga partia. Në politikë ndodhin ndarje të tilla. Në LDK kemi pasur këso situatash edhe në të kaluarën”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përmendur rastet e largimit nga LDK-ja duke nisur nga Bujar Bukoshi, Nexhat Daci, Lista Rugova, etj, por ka thënë se këto largime nuk kanë pasur efekt të madh në ecjen tutje të partisë.

Mustafa nuk ka dashur t’i komentoj deklaratat e Vjosa Osmanit për, ku e quajti mashtrues.

“S’po merrem më të fare. Sa i përket deklatave të saj, s’dua t’i komentoj, nëse arrin sukses I dëshiroj sukses. Le ta provojë, sepse nuk është mirë ta cilësojë tash si t’ia bëjë ajo me iniciativën e saj”, ka thënë Mustafa. /RTKLive/