Haxhiu: Aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen pa asnjë fakt

Haxhiu: Aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen pa asnjë fakt

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për media me rastin e fillimit të seancave gjyqësore për aktivistët e kësaj partie.

Bëhet fjalë për akuzat ndaj aktivistëve dhe ish-aktivistëve për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

“Në vitin 2016 gjashtë aktivistë, përfshirë Astrit Deharin u akuzuan pa asnjë fakt. Në atë kohë, ka pasur tendenca ta shpallin VV-në organizatë ilegale vetëm që ta lidhin VV-në me veprime që i ka bërë dikush tjetër e i janë mveshur VV-së. Sot është edhe një seancë. Që 4 vjet përballen me akuza të padrejta. Prokuroria do të duhej të tërhiqej pas asaj aktakuze. Gjykata e Shkallës së parë ka dënuar aktivistët e LVV-së por Apeli e ka kthyer në rigjykim duke theksuar shkelje të shumta. Aktivistët e VV-së nuk kanë të bëjnë fare me sulmin në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ajo.

Haxhiu ka shtuar se si ish-ministre e Drejtësisë, qëndron atje për t’iu dhënë aktivistëve mbështetje.