5 aksesorë flokësh, që do t’ju zgjojnë dëshirën për flokë të kapur
Me disa aksesorë të bukur, mund ta mendoni opsionin për të kapur flokët më shpesh.
1. Scrunchies të mëdha

Për një pamje të bukur prej balerine, scrunchie-t duken aq bukur në flokë dhe tashmë, janë prej kohësh, një aksesor IN, madje edhe si byrzylyk.


2. Bandana

Mund t’i realizoni ato vetë, duke lidhur një shall, ose t’i blini. Janë aksesori perfekt, për ditët e freskëta ose të ftohta, por me diell.


3. Kapëset e viteve ‘90

Të përdorura nga modele si Hailely Bieber dhe qindra influencers, kapëse e famshme të viteve ’90, kanë rimarrë vëmendjen e tyre përgjatë gjithë vitit. Me këtë rast, kur nuk jeni në humor për t’u marrë me flokët, bëni këtë pamje dhe jeni gjithsesi, IN!



4. Rrathët e flokëve si kurora

Kushtojnë pak dhe mund të kombinoni gjithë veshjet tuaja me to. Për më tepër, nuk ka më baluke që t’ju bezdisin.



5. Karfica

Me gurë, me perla, me fruta, të mëdha apo të vogla, karficat s’duhen t’i mungojnë “garderobës suaj të flokëve”.


























