Hoti - VV-së: A e keni pyetur Konjufcën për heqjen e aplikimit në Interpol?
BKT
Lajme

Hoti - VV-së: A e keni pyetur Konjufcën për heqjen e aplikimit në Interpol?

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për opozitën .Fillimisht, Hoti iu ka drejtuar pyetje deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se LVV-ja duhet të pyet ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, se pse kishte propozuar që të hiqet dorë nga aplikimi në Interpol.

“Po e shtroj si pyetje, jo me qëllim të keq për grupin parlamentar të LVV a e keni pyetur ish-ministrin e Jashtëm që Qeveria të miratoj shtyrjen e aplikimit në Interpol? Sinqerisht a e keni pyetur?”, ka thënë Hoti sot në seancë.


MË SHUME NGA Lajme