14:22 / 21.10.2020
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë
Në seancën e dytë të mbajtur sot e cila ka nisur pas orës 12:00, është diskutuar për moratoriumin e aplikimit në organizatat ndërkombëtare.
Interpelanca e dytë me kryeministrin Hoti do të mbahet sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”.
Hoti do t’iu përgjigjet serish pyetjeve të deputetëve në interpelancën e tretë, me kërkesë të deputetit Rexhep Selimi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kuvendi shkon në pauzë, rikthehet në ora 15:00























