Fushata për zgjedhjet në Mitrovicën veriore do të jetë nga 12-27 nëntor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që fushata zgjedhore në Mitrovicën veriore te jetë nga data 12 nëntori deri më 27 nëntor, ndërsa për zgjedhjet në Podujevë do të diskutohet të enjten për të parë se a do të përsëriten aktivitetet edhe njëherë
Anëtar i KQZ-së nga LDK-ja Sami Hamiti ka thënë se shpenzimet për zgjedhjet në Mitrovicë janë më të vogla karshi zgjedhjeve në komunat e tjera.
“E kemi analizuar gjatë, shpenzimet për zgjedhjet në Mitrovicë del që janë më të vogla krahasim me zgjedhjet e tjera për një komunë për shkak se”
Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja tha se në Podujevë duhet vazhduar me aktivitetet që kanë ngecur.
“Ne jemi pajtuar që të gjitha aktivitet që kanë ngecur me u përsërit në Podujevë, të bëhen përmes planit operacional dhe të përdoren të njëjtat afate. Unë kisha rekomanduar që edhe për fushat të përdoret një transparencë për mjetet në publik”
Valdete Daka ka thënë se në raport shkruan se 15 ditë fushata në Mitrovicë nga 12 nëntori deri në 27 nëntor.
“Fushata zgjedhore fillojnë me 12 nëntor dhe përfundoj me 27 nëntor. Për Podujevë kemi, kohë ende për fushat dhe mund të konsultohemi gjatë ditëve në vijim, ndërsa për në Mitrovicë duhet të vendoset sot sepse janë komplet zgjedhje të reja.























