Mbi dy milionë euro vidhen nga Thesari i Shtetit
Nga Thesari i Shtetit janë vjedhur mbi dy milionë euro. Policia kanë njoftuar se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati.
“Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftojnë nga policia.
Ndërsa për këtë Minsitria e Financave ka thirru konferencë të jashtëzakonshme.























