Thaçi e dekoron Sevdije Shyti-Azemin me urdhrin “Shote Galica”
BKT
Lajme

Thaçi e dekoron Sevdije Shyti-Azemin me urdhrin “Shote Galica”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës, me urdhrin "Shote Galica".

Thaçi tha se Sevdija, një grua me guxim të pashoq, kishte organizuar protesta kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, për çka ishte dënuar nga shteti i Jugosllavisë me 11 muaj e një javë burgim.

"Me urdhrin “Shote Galica” e dekorova Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës. Sevdija, një grua me guxim të pashoq, kishte organizuar protesta kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, për çka ishte dënuar nga shteti i Jugosllavisë me 11 muaj e një javë burgim. Përkundër vuajtjeve dhe torturave që përjetoi, ajo nuk u dorëzua kurrë. Kosova e gëzon lirinë dhe pavarësinë falë shumë brezave që sakrifikuan e luftuan deri në fund për Kosovën e pavarur”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme