Ky është programi i nesërm në "Mirëmengjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmengjesi Kosovë"

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për biçikletat karakteristike në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Rexhep Baliu- çiklist.

Të ftuar në studio do të jenë OGASAWARA Mitsunori – I ngarkuari me punë në ambasadën  japoneze në Prishtinë dhe Dafina Zuna Hoxha- Zyrtare për Komunikim dhe Partneritet në UNICEF, të cilët do të flasin për përkrahjen e Kosovës përgjatë COVID-19 

Po ashtu në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë edhe Kushtrim Koliq, drejtor i organizatës “Integra”, i cili do të flas për festivalin "Mirëdita, Dobar Dan".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme