06:06 / 22.10.2020
Hoti do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti do të vizitojë të enjtën Ministrinë e Shëndetësisë në përmbyllje të procesit të ndarjes së rreth 1500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore nga Miniastria e Shëndetësisë dhe me përkrahjen e Qeverisë.
Me këtë rast, Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, do t’u drejtohen edhe mediave për më shumë detaje rreth këtij procesi.























