A ia dogji Lajçak BE letrën në xhep!?
Shkruan: Florie Bajoku
Peter STANO nga “Kinder GARDEN-I” i BE.
BE si duket në portofolion e saj në raport me dialogun Kosovë-Serbi nuk ka një zyrtarë I cili vjen nga një shtet i cili e ka njohur pavarsinë e Kosovës!!?
Reagimi i BE permes zëdhënësit teknokrat e burokrat Peter Stano, thjesht as ofenudues nuk ishte por ishte një reagim aspak profesional dhe jashtë çdo standardi të komunikimit çoftë ai intelektual, politik e etik!
S’ka gjë sa herë që ju merrni mundimin t’ju përgjigjeni reagimeve/shqetësimeve të shqiptarëve mjafton, :” të thuhet diçka sa për të thënë, në emërtë BE.
CITOJ: deklarata e Lajçak bërë në Beograd në gjuhën serbe drejtuar shqiptarëve në Kosovë se: Kushtetuta e Kosovës duhet të ndrrohet sepse ajo n uk është Bibël, sipas zëdhënësit të BE qenka keqkuptuar dhe keqpërceptuar ….e dicka e tillë…është per çdo kritikë!
Çuditem me shtetet anëtare te BE si Gjermania e ndonjë tjetër të cilat janë nën këtë ombrellë të quajtur BE e cila për çdo ditë e më pak përfaqëson vlerat e kontinentit të lashtë, nuk reagojnë!
Për skandalin politik të bërë nga Lajçak, më së paku që BE do të duhej të bënte është ,të kërkonte nga Lajçak të kërkonte falje dhe më pastaj të dorëhiqej.
Sa për Peter Stano(edhe ky sllovak,”rastësisht” vend që nuk e njeh pavarsinë e Kosovës) , një thënie në Marrëdhënie me Publikun, nga Dan Acree :
“When the circus comes to town, they have a parade down main street.Thats publicity. Behind the elephants are the guys with the brooms and barrels. That’s public relation.”
“Kur cirku vjen në qytet, ata kanë një parade në rrugën kryesore.Ky është publiciteti. Mbrapa elefantëve janë djemtë me fshesa e kova .Kjo është marrëdhënie me publikun.”
Citoj:Lajçak (15, tetor,2020, Beograd) :në Prishtinë ka pasur deklarata e paralajmërime të ndryshme.Është thënë qartë se ajo që është premtuar duhet të realizohet përfshirë asociacionin.Është e logjikshme që të ndryshoj kushtetuta askush nuk ka thënë se nuk mund të ndodhë, kushtetuta nuk është Bibël.
Citoj:Stano (19, tetor 2020, Bruksel): eshtekeqinterpretuar, deklarata e Lajçak?!!
Asgjë nuk është keqinterpretuar, sepse në fillim të fjalise te Lajçak e kefjalën “në Prishtinë” e jo në Serbi….perveç tjerash, në fillim të deklaratës Stano po e “konteston” Lajçak , ndërsa në mes po tregoni që asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive….e fare në fund po e pranoni se pas çdo marrëveshjeje janë të vetëkuptueshme ndryshimet edhe të nivel kushtetues?!!
Me të vërtetë jeni qesharak! BE nuk mund t’ I detyroj shqiptrarët për asgjë, por mund t’i bind ata (brenda ligjeve dhe kushtetutës se Kosovës) për marrëvëshje, por me sa po ndodh ne teren, me BE larg qëndron hesapi.
BE për e cdo ditë e më shumë po humb teren në betejën në mes të fuqive botërore si një faktorë që mund të bëj zgjidhje politike në dialogun Kosovë –Serbi e më gjerë. BE po manifeston njëanshmëri edhe me zyrtarët e saj te pabalancuar politikisht, ne aspektin e politikës së jashtmeBorell(spanjoll), Lajcak(sllovak), Stano(sllovak) se fundmi , vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën , ajo de facto është rreshtuar në mbrojtjen e interesave të Serbisë?!
Me të tillë zyrtarë të “lartë e special”si Lajcak “as mish as peshk” po rrezikon tëardhmen e Ballkanit Perëndimor në aspektin e sigurisë.
Nuk ka cka t’I shtohet fjalimit te Pompeo ne Bruksel (6, dhjetor 2018, Fondi Marshall) I cili në mënyrwë eksplicite tha se BE nuk mund të zgjidhë asnjë ceshtje pa SHBA.
BE nuk ka asnjë të dretë morale e politike që edhe më tutje të vazhdojë me pafuqinë dhe njëanshmërinë e saj në procesin e dialogut. BE te ndrroj kurs.Kosova nuk do të pranojë asnjë variant te “kalit të trojës”. Viktima të bëj kompromise e agresori të amnistohet??!..BE si duket ka hyrë në zonën e “rënjes së lirë” meqenëse kaq hapur vazhdon të minojë vlerat demokratike në të cilat thirret , vlera të shoqërive të civilizuara të mbështetura në të drejtat themelore të njeriut.
Geoge W.Bush 2007 ne vizitën e tij në Shqipëri referuar Kosovës pati thënë “ enough is enough”! e që më duket relevante edhe për situatën aktuale.
BE në historinë e vet të re të shek. tw, XX - të , do të bartë si njollë të pashlyeshme tradhetinë, zhgënjimin dhe izolimin e shqipëtarëve!!
BE nuk I defaktorizon shqipëtarët apo I bwën ata më pak të rëndësishëm , ajo po zhvleftëson veten dhe po diskrediton rolin e vet ne Ballkanin Perëndimor si dhe në arenën ndërkombëtare.
Dhe për fund, a duhet shqipëtarët të kenë “frikë” BE, për shkak të njwanshmwërisë së saj.
Shqipëtarët janë lodhur nga padrejtësitë e Europës por nuk janë dorëzuar!























