Giggs: Cavani më i fortë se Suarez, më ka mahnitur

Giggs: Cavani më i fortë se Suarez, më ka mahnitur

Edinson Cavani është goditja e madhe e Manchester United në merkato.

“El Matador” është prej vitesh një ndër goleadorët më të mirë në planet dhe Ryan Giggs, trajneri i Uellsit dhe ish-lojtari i njohur i klubit të Premier League, thur elozhe për 33-vjeçarin.

“Në ndeshjen time të dytë si trajner i Uellsit, u përballa me Uruguain dhe Cavani luajti në atë sfidë. Mund të them që atë ditë ishte më mirë se Luis Suarez. Dua të tregohem i sinqertë, nuk e mendoja se ishte kaq futbollist i mirë”, tha ai.

“Cavani nuk luan ndeshje zyrtare prej muajsh, por Manchester United ka gjetur saktësisht atë që i duhej dhe çfarë prisnin tifozët: një qendërsulmues, një bomber të vërtetë. Në ekip janë edhe Rashford e Martial, të cilët janë gjysmëanësor dhe gjysmësulmues. Ndërsa Cavani është një sulmuesi i vërtetë, ka eksperiencë, shpresoj të bëjë gjëra të mira tek United dhe të ndihmojë shokët e skuadrës për t’u përmirësuar. Njësoj siç ka bërë Bruno Fernandes”, thekson legjenda e “Djajve të Kuq”.