Basha: Brenda opozitës ka frymë bashkëpunimi
BKT
Lajme

Basha: Brenda opozitës ka frymë bashkëpunimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin e Ilva Tares, shprehet se nuk ka asnjë makinacion që mund ta shpëtojë Edi Ramën nga humbja.

 

“Më vunë thesin në kokë”, Ziso Kristopulli rrëfen torturat që ju bënë nga SHIK

“Nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën, siç u përpoq të na hiqte komisionarët, siç po përpiqet të përçajë opozitën. Nuk do t’ia dalë. Di që ka një frymë të madhe bashkimi, kohezioni brenda PD-së dhe opozitës, qëllimi është largimi i qeverisjes së keqe. Edi Rama e ndjen këtë, është i trembur. Po bën gjithçka për t’iu shmangur, por e ka të kotë. As ndryshimi i sistemit pasi u shpallën zgjedhjet, nuk kanë për ta shpëtuar dot nga ndëshkimi popullor.

Në përpjekje të dëshpëruara fus përpjekjet për të krijuar javët apo muajt në vijim levat për të prishur kohezionin opozitar. Nuk ka për të funksionuar siç kanë funksionuar përpjekjet në fundin e një qeveria, e cila ka vendosur të humbë me turp, me shumë turp se çdo qeveri para saj. Presidenti i Republikës ka deklaruar se do ta kthejë Kodin Zgjedhor. Ne do të ndjekim procesin ligjor”- theksoi Basha.


MË SHUME NGA Lajme