Mrekullia që bën kastraveci dhe xhenxhefili

Mrekullia që bën kastraveci dhe xhenxhefili

Pamja që të vjen në mend kur kujton relaksin dhe kohën për spa është qëndrimi shtrirë me dy feta kastraveci në sy. Përveç se pastron yndyrën dhe i jep freski lëkurës, kastraveci, siç dihet, ka vlera shëndetësore të larta, por është edhe një nga produktet më të rekomanduara në kozmetikë.

Kastraveci ndihmon shumë në tretje, është i pasur me vitaminë B, e njohur për të lehtësuar stresin dhe ankthin, por gjithashtu qetëson dhe rinovon lëkurën duke larguar rrathët e errët poshtë syve.

Çfarë ke nevojë më shumë pas një jave të lodhshme? Ja ku është një maskë super e thjeshtë dhe relaksuese për të qetësuar sytë. Gjithçka që të duhet janë vetëm dy përbërës: 5 gjethe nenexhik dhe një gjysmë kastraveci.

Kastravecin dhe gjethet e nenexhikut përzieji së bashku në një blender. Vendose me kujdes rreth zonës së syve përzierjen e përftuar. Mund ta mbash sa më gjatë të mundesh, por jo më pak se 15 minuta para se ta shpëlash me ujë të ngrohtë. Ky trajtim i thjeshtë është i mrekullueshëm, sepse kastraveci ul acarimin e syve, ndërsa nenexhiku zbut lëkurën dhe rrit qarkullimin e gjakut.